Prefekti i Qarkut Z. Ali Mysliu mori pjesë në ceremoninë e organizuar për të përkujtuar 115 vjetorin e themelimit të Kongresit të Elbasanit

prefekti-qarkut-elbasan-aktivitete-5
Prefekti i Qarkut Z. Ali Mysliu mori pjesë në ceremoninë e organizuar për të përkujtuar 115 vjetorin e themelimit të Kongresit të Elbasanit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prefekti përgëzoi organizatorët e këtij eventi për faktin se e kanë konceptuar këtë event jo thjesht ceremonial promovues por edhe në formën e një simpoziumi me karakter shkencor.
Kongresi i Elbasanit, për problemet që trajtoi dhe vendimet që mori, konsiderohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe kulturës kombëtare shqiptare. Në ceremoni ishin të pranishëm deputetë, drejtues institucionesh e figura të nderuara të qytetit