Me kërkesë të Prefektit të Qarkut, Z. Ali Mysliu, u mblodhën sot në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan, ZVA-të e shtatë bashkive të qarkut, përfaqësues nga shtatë bashkitë e qarkut si edhe përfaqësues të Institucionit te Shëndetit Publik.
U diskutua lidhur me gjendjen e infrastrukturës shkollore, kopshteve e çerdheve (në qytet e në fshat), detyrimet e plotësuara nga NJVV-të para fillimit të sezonit të ri shkollor, nevojat për mirëmbajtje e pajisje.
U fol lidhur me procedurën e ndjekur për regjistrimin e nxënësve, plotësimin e stafeve mësimdhënëse të shkollave, për numrin e tyre krahasuar me vitin e kaluar, si dhe për trajtimin me një vëmendje të veçantë të nxënësve me aftësi ndryshe apo komuniteteve romë dhe egjiptiane.
Prefekti, në përfundim të takimit kërkoi zbatimin me përpikëri të të gjitha orientimeve.

