Prefekti i qarkut Elbasan Z. Ilir Bejtja zhvilloi sot në ambientet e institucionit takim me Unionin e Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë (YAEU) për të nisur negociatat për inplementimin dhe zbatimin e projektit “Land and Soil Sensors System- LANDS (Sistemi i Sensorëve të Tokes-LANDS).
Lider i projektit është (Institucioni Publik RERA S.D. për Koordinimin dhe Zhvillimin e Qarkut Split-Dalmaci (Kroaci) me partnerë institucione nga vende të tjera të rajonit si Itali, Greqi, Mal i Zi, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë etj.
Projekti synon të mbështesë krijimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sociale për përfshirje në pune, SME-ve (Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme) dhe STARTUP-eve, bazuar në përdorimin e teknologjive të reja për të përballuar rrëshqitjet e dheut dhe thatësirat e tokës.
Pas analizës së nevojave synohet të mundësohet zbatimi i teknologjive të reja që ndihmojnë në menaxhimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve natyrore në qarkun e Elbasanit.


