Prefekti i Qarkut Elbasan merr pjesë në analizën e punës së Filialit të Postës Elbasan për vitin 2018.

Sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare z. Laert Duraj dhe punonjësit e Postës të Degës së Elbasanit në analizën vjetore të këtij institucioni.
Në rezultatet e vitit të kaluar, u fokusova te puna e mirë e bërë nga dega e Elbasanit dhe shërbimi I shpejt dhe cilësor ndaj qytetarëve për gamën e shtuar të shërbimeve që Posta Shqiptare ofron. Theksova se puna e mirë duhet të vazhdojë duke i garantuar qytetarëve të qarkut të Elbasanit cilësi maksimale të shërbimeve, duke konsoliduar edhe reputacionin e një institucioni me standard të lart në performancë.

