96 vjetori i krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar
Me rastin e 96 vjetorit të krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar jemi mbledhur sot në kodrat e Krastës të qytetit të Elbasanit pasi kjo zonë këtu para dy vitesh u prek nga një zjarr masiv. Ishte një fatkeqësi për kohën dhe sot kemi ardhur për rehabilitimin e saj. Jemi njê grup shumë i madh. Qytetarë që e duan shumë natyrën në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit, Bashkinë Elbasan, Inspektoriatin e Pyjeve, Ujrave, Mjedisit dhe Turizmit ndodhen këtu pë r të rehabilituar këtë zonê. Ne sot po mbejllim mbi 500 fidanë. Është një risi që vjen për Kodrën e Krastës, e cila është edhe “mushkëria” kryesore e qytetit të Elbasanit. Është një zonë të cilën qytetarët e Elbasanit e duan shumë dhe kanë pasur gjithmon njê njdesi të veçantë për të. Në të ardhmen do të kemi sërish një rehabilitim të zonave poshtë, me një bashkëpunim me bizneset qê zhvillojnë aktivitete minerare për rehabilitimin e zonave caktuara në afërsi të Elbasanit, për të shtuar sa më shumë pemë dhe për zgjeruar sa më shumë mushkërinë e këtij qyteti.

