Me kërkesë të prefektit Z. Ali Mysliu, mbahet takimi në kuadër të marrjes së masave paraprake për përballimin dhe menaxhimin e situatave të mundshme emergjente.
U mblodh sot në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut, me kërkesë të prefektit Z. Ali Mysliu, takimi i organizuar në kuadër të marrjes së masave paraprake për përballimin dhe menaxhimin e situatave të mundshme emergjente.
Në fokus të këtij takimi ishte rritja e gatishmërisë dhe bashkëpunimit midis strukturave në nivel qarku.
Në takim ishin të pranishëm nënprefektët e qarkut Elbasan, drejtuesit e komisariteve të policisë të qarkut , përgjegjësit e mbrojtjes civile në bashki, komandantët e stacioneve të MZSH të shtatë bashkive tona, si edhe përgjegjësit e sektoreve të pyjeve në secilën bashki të qarkut .
Në fjalën e tij Z. Mysliu falenderoi të gjitha strukturat që angazhohen në parandalimin e zjarreve dhe forcave operacionale që merren me normalizimin e situatës, por edhe shtetasit për qytetarinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë që kanë treguar në parandalimin e një situate zjarri.
Prefekti kërkoi të zbatohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha udhëzimet e dhëna nga udhëzimi i dalë më datë 19.06. 2024 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e zjarreve në toka bujqësore”.