Në drejtimin e Prefektit të Qarkut Elbasan Z. Ali MYSLIU ,mbështetur në urdhrin e Kryeministrit nr. 69 datë 30.04.2024 “Për ngritjen e Task Forcës ndërinstitucionale të sezonit turistik veror 2024”, u zhvillua sot në ambientet e Institucionit të Prefektit Qarku Elbasan, takimi me temë : “Ecuria, problematikat e hasura dhe rekomandime në mbarëvajtje të sezonit turistik veror 2024”.
Pjesë e tryezës ishin: Z. L. Shehu zv.drejtor i Sigurisë Publike; drejtori i AKU Z. M. Kullolli; përfaqësues së policisë bashkiake për të shtatë bashkitë e qarkut, AdZM Librazhd, ISHSH,nën kryetari i Këshillit të Qarkut Z. L. Lala, DRTK sektori Elbasan, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të TatimeveZ. G. Palluqi etj.
Në fjalën e tij Z. Mysliu kerkoi vëmendje të shtuar në marrjen e masave për sigurinë dhe rendin publik si dhe menaxhimin e trafikut rrugor gjatë sezonit veror; zbatimin e planeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane dhe mbajtjen pastër të zonave turistike; marrjen e masave për vënien në dispozicion të mjeteve të tansportit publik, turistëve; Inspektimin e kushteve higjeno sanitare tek subjektet që ofrojnë shërbime për turistët.

