Është zhvilluar më datë 30.09.2024 takimi i Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave për vitin 2024, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Elbasan Z. Ali Mysliu.
Tetori është cilësuar si muaji sensibilizues në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë takim u bë një pasqyrim i punës së bërë deri më tani lidhur me arritjet, sfidat dhe problematikat që anëtarët kishin hasur.
Rëndësi të veçantë i’u kushtua diskutimit mbi ruajtjen e konfidencialitetit nga punonjës të strukturave të ndryshme të cilët e kanë detyrim ligjor, moslejimin e thyerjes së këtij detyrimi, gjithashtu.
Në fjalën e tij prefekti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, bashkërendimit midis anëtarëve të Tryezës Teknike për indentifikimin e rasteve, referimin dhe trajtimin e tyre si dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj viktimave dhe sensibilizimin e qytetarëve, por jo vetëm. Pjesë e Tryezës Teknike KRAT, këtë here ndryshe nga çdo tryezë tjetër ishte e pranishme edhe rektorja e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Rektorja Znj. Elvira Fetahu, përshëndeti këtë takim dhe vuri theksin në rolin bashkëpunues që universiteti do të ketë përgjatë gjithë muajit tetor me aktivitetet që do të zhvillohen në rang qarku.

