“Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Bashkohuni në Luftën Kundër Trafikimit”

464789010_870253278629196_9040924805838157680_n
464090228_870253248629199_2046081572915699043_n
465054108_870253255295865_2494681711231768901_n
464089084_870253195295871_2056982192589389103_n
“Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Bashkohuni në Luftën Kundër Trafikimit” 🚨🤝, ishte moto e takimit të organizuar në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani,” në bashkëpunim me Shoqatën “Tjetër Vizion”, në kuadër të muajit tetor, i cili njihet si muaji kundër trafikimit të qenieve njerëzore .
Aktiviteti kishte për qëllim sensibilizimin dhe forcimin e rolit të përbashkët të komunitetit akademik 👩‍🎓 dhe institucioneve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Institucioni i Prefektit te Qarkut përfaqësuar me Prefektin z. Ali Mysliu, si Kryetar i KRAT dhe Sekretaren e Pergjithshme znj. Pranvera Spaho si drejtuese e tryezes teknike të KRAT, morën pjesë në këtë forum antitrafik organizuar nga shoqata “ Tjetër Vizion” .
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të përpjekjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore 🚷 dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin njerëzor