Kryeministri Edi Rama prezanton prefektin e ri te qarkut Elbasan

2052

Kryeministri Edi Rama prezanton prefektin e ri te qarkut Elbasan

Gjatë ditës së kaluar në qytetin e Elbasanit Kryemininstri z. Edi Rama organizoi nje takim ne Institucionin e Prefektit të Qarkut ku prezantoi Prefektin e ri të Elbasanit Z. Gledian Llatja.
Në këtë takim ku ishin të pranishëm Kryetare Bashkisë dhe deputete takimin në prefekturë Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Sejdini prezantoi disa projekte të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit.
Z. Sejdini u ndal tek nevoja emergjente për rikonstruksionin e përroit të Zaranikës duke paraqitur projektin e gatshëm tashmë. Po ashtu Kryetari i Bashkisë paraqiti para Kryeministrit dhe të pranishmëve projektin për shndërrimin e Treganit, zona më e rëndësishme në vend që ofron shërbimin e ujërave termale.
Loti i dytë i investimit për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm të qytetit të Elbasanit u cilësua po kaq i rëndësishëm nga Z. Sejdini.
Po ashtu një projekt që u vlerësua edhe nga Z. Rama ishte ai për rikonstruksionin e teatrit “Skampa”, një dosmosdoshmëri tashmë për shkak të amortizimit të madh që ka pësuar godina.
Sistemi GIS i regjistrimit të adresave ishte po ashtu një nga pikat ku Z. Sejdini u ndal gjatë në prezantimin e tij.
Kryetari i Bashkisë gjithashtu së bashku me Kryeministrin, Ministren e Shëndetësisë dhe grupin e deputetëve, më herët inspektuan investimet e fundit në spitalin rajonal të Elbasanit ku së fundmi ofrohet shërbimi i rezonancës magnetike dhe ekografia dixhitale.
Kryeministri inspektoi edhe ecurinë e punimeve për rikonstruksionin total të ish godinës së dikurshme të kirurgjisë e cila do të jetë urgjenca e re e spitalit rajonal të Elbasanit me kushte dhe standardet e kërkuara për të ofruar shërbim dinjitoz për pacientët