U zhvillua sot në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan prezantimi i prefektit të ri, Z. Ali Mysliu.
Në prezantimin e Z. Mysliut ishin të pranishëm zvministrja Znj. Kuko, Drejtuesi Politik i Qarkut Z. Gjiknuri, kryetarët e bashkive të qarkut , Kryetarja e Këshillit të Qarkut, ish Prefektja Znj. Perriu, nënprefektët dhe drejtuesit e institucioneve.
Në fjalën e tij Z. Mysliu u zotua se do te jetë gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve dhe do të kujdeset që ato të plotësojnë të gjitha detyrimet që kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik.

