Me ftesë të Prefektit të Qarkut Elbasan z. Ali Mysliu, u mblodh sot takimi i Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “ Shebenik”.

prefekti-qarkut-elbasan-aktivitete-6
Me ftesë të Prefektit të Qarkut Elbasan z. Ali Mysliu, u mblodh sot takimi i Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “ Shebenik”. Në këtë takim pati prezantim mbi proçesin e nisur nga AKZM në mënyrë që të sigurohet konformitet i elementëve tekniko- formalë të vendimeve për shpalljen e zonave të mbrojtura me parashikimet e ligjit 21/2024.
Prefekti diskutoi me pjesëmarrësit dhe ekspertët mbi gjendjen aktuale të PK “ Shebenik” si dhe problematikat dhe rekomandimet në mirëmenaxhimin e qëndrueshëm. Në fjalën e tij përshëndetëse Prefekti, ndër të tjera, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe ekspertët për kontributin e dhënë në takimet e realizuar të Komitetit Menaxhues gjatë vitit 2024