Vizitë në fabrikën e kompanisë franceze “Delmon Group”

Prefekti z. Llatja së bashku me deputetin z.Taulant Balla dhe kryetarin e Bashkisë Elbasan, z. Qazim Sejdini vizituan fabrikën e kompanisë franceze “Delmon Group”, e cila ushtron aktivitetin e saj në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit dhe ka rreth 50 të punësuar, numër i cili pritet te dyfishohet së shpejti. Kjo sipërmarrje do të mbështetet më tejn për të garantuar rivitalizimin e kësaj zone industriale të Elbasanit.
Gjithashtu, vëmendja e qeverisë dhe Bashkisë do të fokusohet tek investimet e tjera të reja në mënyrë që të sjellim risi në fushën e industrisë por edhe në tregun e punës..

