Task Forca Vendore Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike…

2031

“Task Forca Vendore Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike…”

Task Forca Vendore Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Gledian Llatja ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë për vitin 2019. Në këtë takim u diskutua analiza e punës së një viti më parë, ku Qarku Elbasan është ndër qarqet e para në rezultet e mira të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Prefekti z. Llatja kërkoi që në fokus të vitit 2019 të rritet bashkëpunimin ndërinstitucional jo vetëm në aktivitetin primar të Task Forcës sensibilizimin, indentifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, por dhe në sensibilizimin për efektet negative të konsumimit të lëndëve narkotike.
Të gjithë bashkë duhet të zhvillojmë takime sensibilizuese në këtë aspekt.