Prefektja e Qarkut Elbasan Znj. Majlinda Perriu priti gjatë ditës së sotme në takim, Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe delegacionin turk.
Gjatë këtij takimi Znj. Perriu e njohu ambasadorin me një pjesë të historikut të qytetit të Elbasanit, traditat dhe kulturën duke evidentuar lidhjet e ngushta ndërmjet dy popujve miq dhe mbështetjen e Turqisë në momentet më të vështira si dhe ngjashmëritë e shumta midis dy popujve. Nga të dy zyrtarët u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta ndër vite Turqi-Shqipëri të cilat janë në një nivel të shkëlqyer si dhe shtuan synimin për avancimin në një dimension të ri.
Në bisedën e ngrohtë me zyrtarin e lartë turk, prefektja e Qarkut Elbasan u kujdes ta informonte rreth bizneseve turke që operojnë prej shumë vitesh në Elbasan, dhe sesi këto biznese kanë ndihmuar në punësimin e komunitetit lokal, sesa është rritur vit pas viti numri i shtetasve turq që jetojnë në Shqipëri ,vecanërisht në qytetin e Elbasanit.
“Këtu në Elbasan ne kemi shumë biznese që administrohen nga shtetas turq. Ata jo vetëm kanë krijuar marrëdhënie shumë të mira me komunitetin lokal këtu, por janë shndërruar në ndihmesë për këtë të fundit pasi shumë punonjës të këtyre bizneseve janë nga qyteti i Elbasanit.
Për këtë ju jemi shumë mirënjohës, ndaj jam e lumtur që kjo miqësi mes dy vendeve veçse të thellohet”- theksoi prefektja Znj. Perriu. Ambasada Turke. Vizita e sotme ishte në vijim të aktiviteteve të kryera në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. 




