SHKOLLAT E HISTORIVE TË SUKSESIT:
1. “Salih Çeka”
2. “Ali Myftiu”
Prefektja e Qarkut Elbasan, Znj. Majlinda Perriu gjatë vizitave të zhvilluara në shkollat profesionale “Salih Çeka” dhe “Ali Myftiu”, Elbasan, ku pati mundësinë të bisedoj me mësues dhe nxënës dhe të përjetonte nga afër mësimin e aftësive profesionale në TIK, Termohidraulikë, Ekonomi-Biznes, Tekstil-Konfeksione dhe Hoteleri-Turizëm.
▪︎Në shkollën “Salih Çeka”, Prefektja ishte pjesë e komisionit të vlerësimit të menusë së përgaritur nga nxenesit dhe pati mundësinë të shijonte disa prej pjatave të përgatitura prej tyre gjatë zhvillimit të provimit të praktikës në degën e hotelerisë.
Kjo, shkollë gëzon ambiente moderne e inovative dhe po bëhet gati, ndonëse herët, për vitin e ri shkollor, të bindur se edhe në brezin e këtij viti do të ketë histori suksesi që do të ndjekin traditën e #salihçeksave
Arsimi profesional është zgjedhja e duhur për një të ardhme të sigurt dhe punësim që në bangat e shkollës.
Shkolla “Salih Çeka” pret të gjithë të rinjtë që duan të mjeshtërojnë një profesion dhe të bëhen pjesë e tregut të punës të regjistrohen pranë kësaj shkolle.
▪︎Nga takimi me stafin e shkollës “Ali Myftiu”, Znj. Perriu shprehu mbështetjen e saj për Arsimin Profesional dhe drejtimet që ofron shkolla. 





Duke dhënë kontributin për ndërgjegjësimin e komunitetit për ti orientuar të rinjtë drejt Arsimit Profesional.
Orientimi drejt arsimit profesional është zgjedhja e duhur për të gjithë nxënësit që duan të aftësohen në profesione të caktuara. Bashkia Elbasan Bashkia Librazhd – Faqja Zyrtare Bashkia Peqin Bashkia Belsh-Faqja Zyrtare Bashkia Gramsh


