“Për nje det Mesdhe pa plastik” ishte kjo motoja e Projektit BeMed + i cili synon të mbështesë dhe të shoqërojë zbatimin e veprimeve në terren për të reduktuar ndotjen plastike në Mesdhe.
Institucioni i Prefektit, nëpërmjet Sekretares së Përgjithshme Znj. Spaho ishte i pranishëm në këtë takim dhe vlerësoi domosdoshmërinë e reduktimit të plastikës nga lumi Shkumbin pasi ai është jo vetëm burim jetese për komunitetet përreth por edhe pjesë e rëndësishme e ekosistemit tonë.
“Beyond Plastik Med – Së bashku Për një Det Mesdhe pa plastikë” (BeMed +) është projekti që po zbatohet në dy vende të Mesdheut, në Shqipëri dhe Tunizi. Projekti synon reduktimin e ndotjes nga plastika në rajonin e Mesdheut. BeMed+ ka për qëllim të mbështesë zbatimin e veprimeve në terren për të reduktuar ndotjen plastike në Mesdhe, në veçanti në Vendet e Mesdheut Jugor dhe Lindor




