Informacion mbi situatën e krijuar në qarkun Elbasan nga moti i përkeqësuar me reshje dëbore

02225

Raport Situate


Informacion mbi situatën e krijuar në qarkun Elbasan nga moti i përkeqësuar me reshje dëbore


Informacion mbi situatën e krijuar në qarkun Elbasan nga moti i përkeqësuar me reshje dëbore

 

Sipas informacioneve të marra sot më datë 09.01.2019 deri në orën 10:35 dhe nga inspektimi i kryer nga Sektori i Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektiti Qarku Elbasan, situata paraqitet si më poshtë:

AKSE RRUGORE NACIONALE: Librazhd – Steblevë , Segmenti Lunik- Steblevë është i kalueshëm me zinxhirë.

Në aksin Elbasan- Qafë Thanë, në Murrash Librazhd  dhe Qukës Prrenjas ka rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugë. Firmat e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e tyre.

AKSE RRUGORE RURALE: Gramsh : Akset rrugore që lidhin Gramshin me Nj. Administrative  Kushovë, Kukur, Lenie dhe Porocan janë të bllokuara. Në akset e tjera rurale kalohet me zinxhirë.

OSHEE:  Gramsh : 2 kabina me defekt. Janë rreth 200 abonentë pa energji elektrike.

Peqin   :   2 kabina me defekt. Janë rreth 150 abonentë pa energji elektrike.

Në Bashkitë e tjera furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht.

 

SHËNDETËSIA: Drejtoritë e Shëndetit Publik kanë marrë masat për plotësimin me personle dhe medikamente të zonave që rrezikojnë bllokimin nga reshejt e dëborës.

D.SH.P. Librazhd :Nuk ka probleme

D.SH.P. Peqin :Nuk ka probleme

D.SH.P. Elbasan: Q.SH Qafë në Nj.Administrative Labinot-Mal nuk fuksionon për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora.

D.SH.P. Gramsh: Si pasoje e reshjeve te debores te cilat kane mbuluar pothuajse të gjithe territorin, ne disa fshatra te zonave malore ka bllokim te rrugeve dhe si pasoje nje pjese e personelit mjeksor (kryesisht atyre qe banojne ne qytet) nuk ka mundur te shkojne ne pune.

Kështu më problematike është gjendja e krijuar në fshatrat e zonave Kukur, Lenie dhe Porocan ku sasia e debores se rene është më e madhe.

 

ARSIM

  1. DAR Elbasan

Nga bllokimi i rrugëve nuk zhvillohet mesim ne 7 shkolla te zonave te thella ( Qafë, Guri I zi, Sericë, Qarret ,Labinot Katund, Mollagjesh, Shilbater.

Jane shkolla te vogla me gjithesej rreth 1000 nxënës).

Ne shkollat e tjera zhvillohet mesim pergjithesisht me mungesa ne nxenes me përjashtim të shkollës “Abdyl Paralloi”, e cila pezulloi mësimin për shkak të mungesës së shumicës së nxënësve.

Aty ku mungesat janë të theksuara po punohet me program të vecantë.

  1. ZA Peqin, vijojme normalisht. Në 3 shkolla: Gjimnazi “Z. Magani“, Gjimnazi “M.K. Ataturk“ Pajovë dhe Shkolla 9-Vjeçare Gjocaj, vazhdohet mësim me orar të reduktuar.

sepse mungon ngrohja.

  1. ZA Librazhd: Shumica e shkollave ne Librazhd dhe Prrenjas kanë pezulluar mesimin sot, për shkak të  bllokimit të rrugëve nga dëbora.

 

  1. ZA Gramsh: Nisur nga kushtet e motit, per datën 09.01.2019, Në institucionet arsimore në varësi të ZA Gramsh, nuk zhvillohet procesi mësimor në shkollat që ndodhen në Njësitë Administrative Pishaj, Poroçan, Kukur, Lenie, Skenderbegas, Kushove, Tunje e Sult, me përjashtim të shkollave “Tahir Balliu” Çekin, “Zeqo Dermyshi” Mashan, “Xhile Liçi” Skënderbegas, ku mësimi zhvillohet me orar te reduktuar. Kjo situatë është krijur për shkak të reshjeve të dëborës dhe mosfunksionimit të transpotit të nxënësve. Në shkollat e qytetit mësimi zhvillohet normalisht, por ka mungesa nxënësish.

 

Duke ju faleminderuar për mirëkuptimin!

 

 

 

 

                                                             PREFEKTI

                                                              Maskim MALAJ