E nderuar zv. Ministre,
Te nderuar te ftuar,
Te nderuar studente,
Në rradhë të parë më lejoni t’iu falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë forum i cili ka për qëllim kryesor sensibilizimin e të rinjve por dhe të strukturave për trafikimin e personave njerëzore që bëhet për ta parandaluar dhe luftuar atë .
Trafikimi është një formë moderne e skllavërisë, si i tillë konsiderohet një shkelje e të drejtave themelore të njeriut, të dinjitetit dhe të integriteti të qenieve njerëzore.
Trafikimi është një fenomen global i cili prek të gjitha shtetet pavarësisht zhvillimit ekonomik të tyre.Shqipëria, ndonëse ka bërë shumë punë kundër trafikimit të personave, ende konsiderohet si një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punë të detyruar.
Femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe ne vendet e Bashkimit Europian. Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kamariere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual.
Ka një problem në rritje me fëmijët shqiptarë që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë.
Ne Qarkun e Elbasanit deri në muajin Qeshor janë identifikuar nga Policia dhe Sherbimi Social 7 raste, 7 femra ndër të cilët 3 fëmijë.
Të tre fëmijët janë sistemuar pranë strehëzes të Tjetër Vizion. Në këtë strehës aktualisht trajtohen 25 viktima të mundshme dhe viktima trafikimi.
Për të luftuar trafikimin duhet një punë e bashkërenduar e institucioneve dhe të shoqërisë civile.Sfida më të mëdha janë: Parandalimi dhe Integrimi i viktimave.
Komiteti Rajonal i Elbasanit pervec takimeve periodike të anëtarëve të tij, vecanerisht gjatë muajit Tetor janë organizuar takime me nxenes të shkollave të mesme në qytetet Librazhd dhe Gramsh dhe me datë 26 u organizua një marshim sensibilizues në qytetin e Elbasanit.
Pjesë e kësaj sfide jeni dhe ju të rinjtë, prandaj kërkojmë ndihmën tuaj për sensibilizim e bashkëmoshatarve tuaj ndaj këtij fenomeni dhe denoncimin e rasteve qw iu mund tw dyshoni. Mos e shihni trafikimin si dicka që i ndodh të tjërëve, sepse ai wshtw nje femomen i shoqërisë qw mund tw prekw gjithw secilin prej nesh dhe si i tille duhet luftuar.
Prandaj të gjithë një zëri, ti themi ndal trafikimit sepse bashkë mundemi.

