Sot, në ambientet e Institucionit të Prefektit, nën kujdesin e Prefektit të Qarkut Elbasan, z. Ilir Bejtja, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për zbatimin e projektit “PARTNER – Partneritet për Aksion, Risi, Teknologji, Ndërgjegjësim dhe Edukim për Sigurinë Publike”.

Ky projekt, i zbatuar nga organizata Tjetër Vizion Elbasan, financohet nga programi SCPA me mbështetjen e Qeverisë Suedeze (SIDA) dhe do të shtrihet në Bashkitë Elbasan, Gramsh dhe Librazhd gjatë periudhës mars 2025 – shkurt 2026.
Në këtë projekt synohet :

matja e besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit – përmes një anketimi masiv me 1600 qytetarë në 8 zona policore,

forcimi i partneriteteve komunitare – përfshirja e bordeve prindërore dhe oficerëve të sigurisë publike në shkolla për të përmirësuar ndërveprimin me Policinë e Shtetit,

aktivizimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) – për hartimin dhe zbatimin e politikave të sigurisë në bashkëpunim me aktorët lokalë.

Rritja e kapaciteteve të komuniteteve prindërore dhe oficerëve të sigurisë publike – për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt në shkolla dhe rreth tyre.

Zbatimi i Ligjit për KVSP-të dhe Strategjisë Ndërsektoriale të Sigurisë në Komunitet – në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Elbasan, bashkitë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë.

Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe qytetarëve për raportimin dhe parandalimin e kriminalitetit – përmes një aplikacioni mobil të dedikuar për këtë qëllim.