Analiza Vjetore e Punës së Prefekturës Elbasan

Analiza Vjetore e Punës së Prefekturës Elbasan
Në Institucionin e Prefekti u zhvillua sot Analiza Vjetore e Punës së Prefekturës Elbasan, me të pranishëm përfaqësuesin e Ministrisë së Brendshme, Z. Gazment Vogli dhe përgjegjësit e sektorëve të institucionit tone.
2024 ishte një tjetër vit sfidues në fushën tonë të përgjegjësisë, por me rezultate shumë herë më të mira në punën e pesë sektorëve.
Falë koordinimit me Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe institucioneve të tjera dhe përkushtimin tonë të përhershëm kemi përmbushur detyrat tona funksionale dhe kemi krijuar një përvojë më shumë për të adresuar problematikat e dala gjatë punës përgjatë vitit 2024.
Në zhvillimin e analizes, pjesë e veprimtarisë së institucionit , ishin të pranishëm edhe 3 nënprefektet, Z. Ceci, Z. Hasa dhe Z. Laska.
Në fjalën e tij Prefekti Z. Mysliu falenderoi padyshim të gjithë punonjësit e Institucionit të Prefekturës sonë për profesionalizmin e treguar me porosinë që të vijohet fokusi në realizimin e detyrave edhe përgjatë vitit 2025.