“Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Bashkohuni në Luftën Kundër Trafikimit” 
, ishte moto e takimit të organizuar në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani,” në bashkëpunim me Shoqatën “Tjetër Vizion”, në kuadër të muajit tetor, i cili njihet si muaji kundër trafikimit të qenieve njerëzore .
Aktiviteti kishte për qëllim sensibilizimin dhe forcimin e rolit të përbashkët të komunitetit akademik
dhe institucioneve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Institucioni i Prefektit te Qarkut përfaqësuar me Prefektin z. Ali Mysliu, si Kryetar i KRAT dhe Sekretaren e Pergjithshme znj. Pranvera Spaho si drejtuese e tryezes teknike të KRAT, morën pjesë në këtë forum antitrafik organizuar nga shoqata “ Tjetër Vizion” .
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të përpjekjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore
dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin njerëzor




