Programi për Policimin ne Komunitet, i financuar nga Qeveria Suedeze ka filluar fazen e tij te dytë prej Janarit te ketij viti, zbatimi i të cilit do te vazhdoje deri në fund te vitit 2020.
Ai eshte vazhdim i fazës se parë që është zbatuar në periudhën 2012-2015 dhe mbështetet serish nga qeveria Suedeze.
Programi do të asistojë Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme me anë të tre komponenteve të mëposhtëm:
I Mbështetje per dy DVP pilot
II Mbështetje per Menaxhimin Strategjik
III Mbështetje per Dhunën ne Familje
Elbasani është njëri prej dy qarqeve pilot të përzgjedhur dhe ne jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave paraprake në lidhje me situatën ekzistuese dhe nevojave për përmirësim.
Përsa më sipër dhe një prezantim sa më të detajuar të Programit do të organizohet një Seminar me datë 31 Mars 2017, ora 10:00 tek salla e mbledhjeve te Prefektura e Qarkut Elbasan.

