Perfitimet e Shqiperise nga integrimi ne BE

2060

Perfitimet e Shqiperise nga integrimi ne BE

Prefekti i Elbasanit z. Kamami sot ishte i ftuar ne forumin qytetar “Përfitimet e Shqipërisë nga integrimi në BE”, te organizuar nga EU Information Network in Albania. Ne kete takim merrnin pjese Zv. Ministria e Integrimit Znj.Eralda Cani dhe Kryetari i Bashkise Elbasan z. QazimSejdini.

Prefekti ne fjalen e tij pershwndete se vuri theksin mbi angazhimin e qeverisene permbushjen e detyrimeve per te hapur sa me pare negociatat per antarsim.

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian eshte i gjate dhe gjitheperfshires,  por qe do te ndihmoje ne forcimin e shtetit te se drejtesdhe do te permiresoje jeten e qytetareve shqiptare.

Reforma ne drejtesi eshte nje gur i rendesishem ne rrugetimin e integrimit, e cila do te ofroje qytetareve nje drejtesi shpesh here te munguar.

Integrimi nuk nenkupton vetem angazhim te  qeverise, por eshte i te gjithe shoqerise. Administrata ne respekt te parimeve te mire administrimit duhet te garantoje respektimin e te drejtave dhe interesave ligjetime te qytetareve.

Qytetaret per te dhene kontributin e tyre duhet te jene te informuar rreth procesit te anetarsimit dhe integrimit, rreth te drejtave dhe detyrimeve qe rrjedhin nga ky proces. Prandaj nisma si kjo e dites se sotme duhet te promovohen dhe njekohesisht te  jene sa me te shpeshta duke perfshire grupe me te zgjeruara qytetaresh.