Prefekti i mer pjesë në analizën e punës së ZVRPP Elbasan.

2040

Prefekti i mer pjesë në analizën e punës së ZVRPP Elbasan.


 

Së bashku me kryeregjistruesin Z. Valdrin Pjetri, me drejtorin e ZVRPP Elbasan, Mariglen Disha dhe me drejtorët e drejtorive në qark, morëm pjesë në analizën e punës së ZVRPP Elbasan.

Në analizën që bëmë me drejtorët e të gjithë drejtorive vendore të Elbasanit i shprehëm mbështetjen për vazhdimin e punës së mirë që kanë bërë deri tani, por edhe cilësuam faktin që duhet të kënë shumë kujdes me cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Por gjithashtu, gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve që për çdo ankesë dhe shqetësim mund të kontaktojnë zyrën e prefektit, dera ime do të jetë e hapur. E po ashtu, të mos neglizhojnë t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes.

Shërbimi i ri Fast Track që tashmë aplikon ZRPP, është një shërbim shumë i mirë. Në Bashkinë e Elbasanit 9 shërbime ofrohen në afatin e 24 orëve pavarësisht se kryeregjistruesi ka lënë afat 48 orë.