“Takim mujor me drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor”

Prefekti i Qarkut Elbasan z. Gledian Llatja organizoi sot takimin mujor me drejtuesit e institucioneve qëndrore në nivel vendor për një analizë tê punës në 3 mujorin e parë të vitit.
Drejtuesve ju kërkua të rritet cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve dhe të organizojnë takime sensibilizuese mbi ndryshimet legjislative dhe detyrimet që rrjedhin prej tyre.
Inspektoriatet duhet të koordinojnë kontrollet e tyre në subjekte, në mënyrë që biznesi të ndjehet më komod në ushtrimin e aktivitetit.
Institucionet duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.

