TAKIMI KOORDINUES ME STRUKTURAT VENDORE PËR NXITJEN DHE ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR SEZONIN TURISTIK VEROR 2021
Më datë 11.06.2021 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Elbasan, u zhvillua takimi koordinues me të gjitha strukturat vendore për nxitjen dhe zbatimin e planit të veprimit për sezonin turistik veror, në kuadër të zbatimit të Urdhrit nr.115, datë 14.05.2021 të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik (KMST)”.
Të pranishëm në takim ishin Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme znj. Alma Mele, Drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive për Çështjet Vendore në Ministrinë e Brendshme z. Arben Xhaferi si dhe drejtues të institucioneve vendore përgjegjëse për mbrojtjen e territorit dhe zhvillimin e turizmit në qark.
Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut Z. Spiro Maliqi theksoi rëndësinë e:
- zbatimit të masave për mbrojtjen, kontrollin dhe monitorimin e territorit për ndërtimet pa leje ose në tejkalim të saj,
- rritjes së kooperimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet aktorëve kryesorë vendorë,
- vëmendje të shtuar si nga ana e Drejtorisë së Policisë dhe IKMT-të, në zonat turistike për administrimin dhe kontrollin e territorit, garantimin e mjediseve të përshtatshme dhe rendin publik në kuadër të nxitjes dhe zbatimit të planit të veprimit për sezonin turistik 2021.
Në përfundim të takimit Prefekti garantoi disponibilitet të plotë për mbarëvajtjen e të gjithë sezonit turistik në vazhdimësi në Qarkun e Elbasanit.

