Nga takimi i zhvilluar gjatë ditës së sotme me Drejtoreshën e Migracionit pranë Ministrisë së Brendshme dhe anëtarëve të tryezës teknike të KRAT të Qarkut Elbasan.

prefekti-qarkut-elbasan-aktivitete-202
Nga takimi i zhvilluar gjatë ditës së sotme me Drejtoreshën e Migracionit pranë Ministrisë së Brendshme dhe anëtarëve të tryezës teknike të KRAT të Qarkut Elbasan.
-Në këtë takim u diskutua në lidhje me migracionin e paligjshëm, rreziqet që ai shfaq në shoqëri, ndikimin që sjell në trafikimin e personave, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë.
– Riintegrimin në shoqëri të personave që kanë qenë pre e trafikimit, përfitimin nga projektet e financuara nga Mbretëria e Bashkuar, për punësimin e tyre dhe ngritjen e Start Up-eve në Qarkun Elbasan.
– Hartimin e Planit të Veprimit për dy vitet e ardhshme, të cilin në fillimin e muajit Nëntor të gjithë anëtarët e KRAT do të kenë mundësi të njihen me draftin e hartuar dhe të sjellin sygjerimet e tyre.
– Mundësinë e krijimit të zyrave të migracionit që duhet të kenë bashkitë në të ardhmen.
Gjuthashtu u zhvillua një diskutim i lirë në lidhje me problematikat që anëtarët e KRAT hasin gjatë punës së tyre në përditshmëri. Bashkia Elbasan Bashkia Belsh-Faqja Zyrtare Bashkia Librazhd – Faqja Zyrtare Bashkia Gramsh Bashkia Peqin Bashkia Cerrik – Faqja Zyrtare BASHKIA PRRENJAS