Është zhvilluar sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Elbasan nën drejtimin e Prefektes Znj.Majlinda Perriu, mbledhja mbi masat e marra në shkallë qarku për fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024.
Procesin e identifikimit dhe regjistrimit të fëmijëve në klasat e para si dhe paketën e sigurisë në shkolla për vitin shkollor 2023-2024.
Të pranishëm në mbledhje ishin përfaqësues të bashkive të qarkut në nivel drejtues, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, përfaqësues nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar si dhe përfaqësues të drejtorive rajonale të qarkut.
Në këtë takim u diskutua mbi :
-numrin e fëmijëve të regjistruar në klasë të parë deri më tani,
-problematikat e hasura me sistemin e- albania si dhe procedurat e ndjekura për të mundësuar aksesimin në regjistrimin e fëmijëve,
-pajisjen me tekste shkollore falas të nxënësve në sistemin e arsimit bazë,
-masat e marra nga Njësitë e Vetqeverisjes Vendore për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, kopshte dhe çerdhe si dhe krijimin e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare në prag të fillimit të viti të ri shkollor.
-masat e marra për rritjen e sigurisë pranë çdo institucioni të arsimit parauniversitar publik dhe privat,
-vendosjen e kamerave të sigurisë në të gjithë perimetrin e sigurisë në shkolla si dhe mundësimin e një ambjenti të shëndetshëm në hapësirat përreth shkollave.
-vendosjen e sinjalistikës së plotë rrugore vertikale dhe horizontale pranë institucioneve arsimore.
-shtimin e kontrolleve nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit etj.
Institucioni i Prefektit përmes krijimit të grupit të punës, do të monitorojë në vazhdimësi procesin dhe vënien në funksion të plotë të paketës së sigurisë në çdo institucion arsimor.
Prefektja, Znj. Perriu në fjalën e saj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në përmbushje të objektivave për një fillim dhe mbarëvajtje të procesit mësimor për këtë shkollor

