Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan, uron të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e një viti sa më të mbarë dhe të suksesshëm të shkollës. Urimi më i veçantë është padyshim për ata fëmijë që sot do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe do të nisin një etapë të re të jetës së tyre. Një vit sa më të mbarë dhe të frytshëm për të gjithë!


