Mbahet takimi i radhës së Tryezës Teknike të KRAT

380666716_624050543249472_3543322846290547700_n

U zhvillua sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Elbasan takimi i radhës së Tryezës Teknike të KRAT, nën drejtimin e Prefektes Znj. Majlinda Perriu.

Në këtë takim u diskutua lidhur me problematikat që janë hasur gjatë kësaj periudhe nga anëtarët si:

  • Identifikimin, referimin, dhënien e shërbimeve ndaj rasteve të VMT ose VT, e të miturve në situatë rruge.
  • Mbikëqyrjen, dhënien e mbështetjes së shërbimeve të nevojshme nga secili prej institucioneve përgjegjëse për rehabilitimin e personave të identifikuar si VMT ose VT.

Prefektja në fjalën e saj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, bashkërendimit midis secilit prej anëtarëve të Tryezës Teknike dhe KRAT. Anëtarët duhet të bashkëpunojnë, me njëri – tjetrin për trajtimin e rasteve të identifikuar, të referuar për përmirësimin e shërbimeve të dhëna ndaj viktimave dhe sensibilizimin e qytetarëve etj. Në kuadër të muajit tetor, të nominuar si muaji i luftës Antitrafik, do të vijojë zhvillimi i aktiviteteve gjithëpërfshirëse në të 7 Bashkitë e Qarkut të Elbasanit, duke u koordinuar me secilin prej anëtarëve.

Institucioni i Prefektit të Qarkut do të vijojë veprimtarinë, në përmbushje të detyrave të tij për bashkëpunimin, bashkërendimin e punës midis anëtarëve, hartimin e raporteve periodike, referimin e problematikave të hasura me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në luftën kundër trafikmit të personave.