Institucioni i Prefektit të Qarkut, mori sot pjesë në takimin informues organizuar nga Shoqata Tjeter Vizion

prefekti-qarkut-elbasan-aktivitete-
👉Institucioni i Prefektit të Qarkut , përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme Znj. Pranvera Spaho dhe koordinatori për informimin dhe transparencën në institucionin tonë Z. Anesti Kapurani, mori sot pjesë në takimin informues organizuar nga Shoqata Tjeter Vizion.
📍Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë Elbasan ku pjesëmarrës ishin aktorët lokalë si përfaqësues të Bashkisë Elbasan,antarë të Këshillit Bashkiak, grupe të interesit për prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga raporti studimor :“ Transparenca dhe përgjegjësia në nivel Vendor- Vlerësimi i proceseve të konsultimit publik në Bashkinë Elbasan 2024”.
💪Ky aktivitet është pjesë e nismës më të gjerë “POP 2024: Për Qeverisje të Mirë dhe Integritet,” mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme Olof Palmes Internationella Center dhe Suedia Embassy of Sweden in Tirana.
POP – Perballja e Ofertave Politike.
🗣️Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Spaho theksoi zotimin që Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan do të jetë gjithmonë një urë lidhëse në mbështetje të iniciativave të tilla në dobi të qytetarëve të qarkut tonë.