Procedurat dhe mekanizmat për të bërë ankesë ose kërkesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP. (Përfshirë adresën postareelektronike për depozitimin e kërkesave)
Subjektet mund të paraqesin kërkesë ose ankesë që lidhet me veprimet ose mosveprimet e Institucionit nëpërmjet depozitimit të saj në zyrën e protokollit, nëpërmjet postës në adresën, Lagjja: “Brigada 17 Sulmuese”, Rr. “Qemal Stafa”, Elbasan ose në adresën elektronike [email protected]. Ankimi shqyrtohet brenda afateve të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë 30 ditë nga paraqitja e ankimit, përveçse kur parashikohet ndryshe në ligjin e posaçëm.
Aktet administrative të Institucionit të Prefektit të Qarkut mund të ankimohen drejtpërdrejtë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në ligjin e posaçëm, si p.sh në ligjin për të drejtën e informimit, në ligjin për prokurimin publik, Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë etj.
