Procedurat që ndjekin funksionarët e lartë për të marrë vendime
Neni 20
Vendimmarrja
- Në zbatim të përgjegjësive të tij sipas këtij ligji, prefekti i qarkut nxjerr urdhra dhe udhëzime të detyrueshme për zbatim.
- Aktet e prefektit të qarkut bëhen të zbatueshme pas marrjes dijeni të subjekteve të cilave u drejtohen.
- Në rastet kur lindin konflikte ndërmjet një ministrie ose drejtuesit të një institucioni qendror dhe prefektit të qarkut për urdhrat ose udhëzimet që ai ka nxjerrë, zgjidhja bëhet sipas përcaktimeve të nenit 9, të këtij ligji.
- Për rastet e konflikteve të subjekteve, të papërmendura në pikën 3, të këtij neni, dhe prefektit të qarkut, palës së interesuar i lind e drejta t’i drejtohet gjykatës kompetente për çështjet administrative.
