Funksionet & Detyrat

Funksionet dhe detyrat e Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan

a) Kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet ne nivel qarku te detyrimeve qe ata kane për te garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik;

b) Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore ne nivel vendor;

c) Drejton veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore të cilat me akte ligjore e nënligjore te veçanta, janë caktuar ne varësinë e tij te drejtpërdrejtë;

ç) Bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore ne nivel vendor, si dhe të këtyre me organet e vetëqeverisjes vendore në bashki e qark;

d) Është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve normative të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore ne përputhje me dispozitat e ligjit organik.