Nën Prefektët

SKËNDER HASA
N/Prefekti Peqin

Ka lindur në Peqin. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme në Peqin 1983-1987. Ka përfunduar akademinë ushtarake “Skënderbej” Tiranë 1988-1991.

Eksperienca pune

  • 1991-1995 Oficer në Bazën e Furnizimit të Ushtrisë Tiranë.
  • Nga 1995-2001 Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Ushtarake Korcë.
  • Nga 2003-2007 ka qenë Kryetar i Bashkisë Peqin
  • Nga 2009-2013 Deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë.
  • Nga muaji korrik 2023 ushtron detyrën e Nënprefektit Peqin.
JOSIF LASKA
N/Prefekti Librazhd

Ka lindur në Roskovec, Fier, më 6 dhjetor të vitit 1960. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme në Librazhd në vitet 1976-1980. Nëntor 1983 deri nëntor 1984 ka kryer shkollën 1-vjecare ushtarake, dega Ndërlidhje. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Kristal, dega Menaxhim Bisnes dhe është diplomuar në vitin 2009.

Eksperienca pune

  • Nga viti 1983-1995 ka punuar pranë Repartit Ushtarak nr.377 Librazhd, si specialist ndërlidhjeje
  • Nga viti 1999-2007 ka qenë punonjës policie pranë Komisariatit Librazhd
  • Nga viti 2016- 2022 ka qenë kryetar i degës së Postës Librazhd
  • Nga muaji Nëntor 2022 ushtron detyrën e Nënprefektit Librazhd
ALBERT CECI
N/Prefekti Gramsh

Ka lindur në qytetin e Gramshit, më 24 Gusht 1968. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Shefqet Guzi” në Gramsh në vitet 1982-1986. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë.

Eksperienca pune

  • Nga 1992-1998 ka qenë mësues fizike në shkollën e mesme të përgjithshme “Shefqet Guzi” dhe shkollën “Asllan Shahini”, Gramsh.
  • Nga 2000-2006, përgjegjës administrimi i konviktit të shkollës së mesme.
  • Nga 1998-2006 nëndrejtor në shkollën e mesme të përgjithshme “Shefqet Guzi”
  • Nga 2006-2014 mësues fizike pranë shkollës 9-vjecare “35-vjetori i Clirimit”
  • Nga 2014-2023 drejtor i shkollës 9-vjecare “35-vjetori i Clirimit”
  • Nga muaji gusht 2023 ushtron detyrën e Nënprefektit Gramsh