
PRANVERA SPAHO
Pranvera Spaho ka lindur në qytetin e Kuçovës, më 28 korrik 1985. Ka ndjekur dhe përfunduar studimet universitare në dy fakultete pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Në vitin 2007 është diplomuar në Diplomë te Nivelit të Parë, dega Gazetari. Ka përfunduar studimet master në degën Redaktim në vitin 2010.Në vitin 2018 diplomohet në degën Financë- Kontabilitet pranë Universitetit “A.Xhuvani” Elbasan, duke e vazhduar me diplomim në Master Shkencor në “Menaxhim”, në vitin 2020.
Nga shkurti i 2023 mban emërimin si Sekretare e Përgjithshme pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan.Më herët ka mbajtur pozicione të ndryshme në institucionet publike dhe private të qytetit. Në sektorin publik ka qenë pjesë e institucioneve: “Posta Shqiptare sh.a”, dhe Bashkia Elbasan ku ka dhënë kontributin e saj në Sektorin e Arsimit pranë këtij institucioni. Ka qenë pjesë e sistemit bankar të nivelit te dyte, në vitin 2012. Prej 10 vitesh është administratore e klinikes mjekësore” Pro Life”. Eshtë e martuar dhe ka tri fëmijë.
